Sociale 8 October 2026, 14:34 Nga VNA

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës dhe benzinës, vetëm një ditë pasi kishte vendosur uljen e tyre.

Ndaje në Whatsapp

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës dhe

Sipas vendimit të 8 tetorit, çmimi maksimal i naftës me pakicë është caktuar në 217 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 193 lekë për litër.

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e dytë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 8 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Monitor.al/

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme