Sociale 7 October 2026, 07:41 Nga VNA

Konsumi polarizohet: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025 vetëm Tirana

Ndaje në Whatsapp
Konsumi polarizohet: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025

Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit është thelluar gjatë dekadës së fundit. Të dhënat për shpenzimet mujore të konsumit tregojnë se kryeqyteti është tashmë i vetmi qark që qEndron mbi mesataren kombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, pesë nga 12 qarqet e vendit kishin shpenzime mujore konsumi më të larta se mesatarja kombëtare. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2025, vetëm Tirana vijon ta kalojë këtë nivel, duke treguar një përqendrim gjithnjë e më të madh të fuqisë konsumatorë në kryeqytet.

Në vitin 2025, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje në rang vendi arritën në 95,227 lekë, nga 69,442 lekë në vitin 2015, me një rritje prej rreth 37% në dhjetë vjet.

Tirana regjistroi në vitin 2025 shpenzime mesatare mujore prej 110,904 lekësh, rreth 16.5% më të larta se mesatarja kombëtare, ndërsa të gjitha qarqet e tjera mbetën poshtë saj.

Korça, e dyta në renditje, kishte shpenzime mujore prej 93,381 lekësh, rreth 1.9% më pak se mesatarja kombëtare. Durrësi, me 91,992 lekë, ishte rreth 3.4% nën mesatare, ndërsa Fieri, me 89,750 lekë, rreth 5.8% më poshtë.

Situata ishte ndryshe një dekadë më parë. Në vitin 2015, përveç Tiranës, mbi mesataren kombëtare ishin edhe Lezha, Gjirokastra, Shkodra dhe Durrësi. Në total, pesë qarqe, ose më shumë se 40% e tyre, qëndronin mbi mesataren e vendit. Në vitin 2025, kjo është reduktuar në vetëm një qark.

Tirana shkëputet, qarqet e tjera zbresin poshtë mesatares

Ndryshimi tregon një strukturë më të polarizuar të konsumit. Në njërën anë qëndron Tirana, me një nivel shpenzimesh dukshëm më të lartë, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve është grumbulluar poshtë mesatares kombëtare.

Në dhjetë vitet e fundit, të gjitha qarqet kanë shënuar rritje nominale të konsumit krahasuar me vitin 2015. Por ritmet e ndryshme të rritjes dhe pesha e madhe e Tiranës kanë bërë që mesatarja kombëtare të ngrihet në një nivel që pjesa tjetër e vendit nuk e arrin.

Në Tiranë, shpenzimet mujore u rritën me rreth 36% gjatë periudhës 2015-2025. Megjithatë, rritjen më të fortë në përqindje e regjistroi Vlora, ku shpenzimet mujore të familjeve u zgjeruan me rreth 69%. Elbasani shënoi rritje me afro 49%, ndërsa Korça me rreth 45%.

Edhe pse këto qarqe kanë pasur ritme rritjeje më të larta se Tirana, niveli i tyre i shpenzimeve në vitin 2025 vijon të mbetet nën mesataren kombëtare.

Në anën tjetër, Lezha, që në vitin 2015 ishte qarku i dytë në vend për nivelin e shpenzimeve pas Tiranës, ka pasur rritjen më të ulët gjatë dekadës. Shpenzimet mujore u rritën nga 79,374 lekë në 86,935 lekë, ose vetëm rreth 9.5%.

Për pasojë, nga rreth 14% mbi mesataren kombëtare në vitin 2015, Lezha rezulton rreth 9% nën të në vitin 2025. Edhe Gjirokastra dhe Shkodra, që një dekadë më parë ishin mbi mesataren e vendit, kanë kaluar tashmë poshtë saj.

Ecuria e konsumit shkon paralelisht me ndryshimet ekonomike dhe demografike që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit. Tirana ka përqendruar një pjesë gjithnjë e më të madhe të aktivitetit ekonomik, vendeve të punës, pagave më të larta, shërbimeve dhe popullsisë në moshë pune. Migrimi i brendshëm drejt kryeqytetit, së bashku me përqendrimin e bizneseve dhe investimeve, kanë forcuar diferencat me qarqet e tjera./ Monitor.al

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme