Politika 8 October 2026, 11:56 Nga VNA

“Nuk më shantazhon dot askush”, Spiropali sfidon Ramën në prag të votimit për Reformën Territoriale?

Ndaje në Whatsapp

“Nuk më shantazhon dot askush”, Spiropali sfidon Ramën

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, në përgjigje të deklaratave të Gazment Bardhit në Kuvend, ka përcjellë një mesazh që mund të lexohet edhe si sfidë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk mund të shantazhohet nga askush dhe se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj.

“Nuk ka njeri këtu që të më shantazhojë mua. I qëndroj një më një gjërave që kam thënë, në platformë dhe pa platformë, e kam prezantuar në Asamblenë e PS-së”, deklaroi Spiropali.

Deputetja socialiste përsëriti gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj përqendrimit të pushtetit në një dorë, një deklaratë që mund të interpretohet edhe si kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes së Ramës.

“I kam dalë kundër kulturës së personalizimit të pushtetit në një dorë, nga pushteti lokal te ai qendror”, theksoi ajo.

Megjithatë, sfidën politike ndaj Ramës, Spiropali do të duhet ta provojë edhe me votë. Reforma e re Territoriale do të jetë një test konkret për të parë nëse qëndrimet e saj kundër përqendrimit të pushtetit do të përkthehen në votë në Kuvend apo do të mbeten vetëm deklarata.

Video

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme