
Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot, në orën 11:15, vendimin lidhur me çështjen e ministres virtuale Diella, pas kërkesës së paraqitur nga opozita për shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve presidenciale.
Opozita ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shpallë të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 2 të Dekretit nr. 331, datë 12 shtator 2025, “Për emërimin e Kryeministrit”, si dhe nenin 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit nr. 333, datë 15 shtator 2025, “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”.
Në qendër të shqyrtimit kushtetues është përfshirja e ministres virtuale Diella në përbërjen e qeverisë dhe përputhshmëria e dispozitave përkatëse të dekreteve me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse dispozitat e kundërshtuara do të mbeten në fuqi apo do të shfuqizohen, sipas kërkesës së opozitës.






















