Lifestyle 9 October 2026, 07:41 Nga D.M

Miu Miu shpall fundin e “clean girl”: bukuria tani është e çrregullt, e papërsosur dhe më reale

Ndaje në Whatsapp
Miu Miu shpall fundin e “clean girl”: bukuria tani është e

Harrojini për pak manikyrët minimalistë, flokët e kapur në mënyrë perfekte dhe estetikën e kuruar deri në detaj të “clean girl”. Miu Miu duket se ka vendosur që ajo epokë ka mbaruar. Ajo që vjen pas saj është një bukuri më e lirshme, më e çrregullt dhe që nuk ka frikë nga papërsosmëria.

Për koleksionin e ri, manikyristja Mei Kawajari, e njohur në rrjete si @nailsbymei, krijoi një pamje që qëllimisht nuk dukej perfekte. Thonjtë u lyen me të kuqe të fortë, por jo në mënyrë të pastër. Në disa raste, boja dukej sikur kishte dalë jashtë vijës së thoit, mbi kutikulë apo edhe në majat e gishtave.

Sipas Kawajari-t, ideja ishte pikërisht kjo: një vajzë që lyen thonjtë me nxitim para se të dalë nga shtëpia, ose dikush i dashur që ia ka lyer pa shumë kujdes. Pra jo një manikyr steril, i lëmuar dhe perfekt, por një gjest spontan, njerëzor, pak i rrëmujshëm.

Ngjyra e zgjedhur ishte Cherry Red nga Manucurist, një e kuqe e fortë dhe e gjallë. Kawajari thotë se e kuqja është njëkohësisht femërore dhe e fuqishme, klasike, por gjithmonë me karakter.

Për ata që janë mësuar me takime të rregullta çdo dy javë për një manikyr pa asnjë defekt, ky trend mund të jetë pak i vështirë për t’u pranuar. Por mesazhi pas tij është interesant: pas viteve të “clean girl”, bukuria po largohet nga perfekti i ftohtë dhe po kthehet te diçka më e gjallë.

Siç e përmbledh vetë Kawajari: pamja “clean girl” pati momentin e saj, por tani po vjen e kundërta. Më në fund, bukuria mund të gjendet edhe te ajo që është reale, e papërsosur dhe jo gjithmonë e krehur sipas rregullave.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme