Politika 8 October 2026, 21:16 Nga VNA

Elisa Spiropali zbulon të metat e pushtetit socialist: Lista të hapura, më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për PS

Ndaje në Whatsapp
Elisa Spiropali zbulon të metat e pushtetit socialist: Lista të

Ka qenë për vite me radhë një nga mbrojtëset më të zëshme të Edi Ramës dhe politikave të Partisë Socialiste, por sot Elisa Spiropali duket se ka zbuluar disa të vërteta që deri dje nuk i shqetësonin socialistët.

Në fjalën e saj në Kuvend, gjatë seancës ku po diskutohej reforma territoriale, ish-ministrja e Ramës deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për lista të hapura dhe për një Parlament ku deputetët të kenë vokacion politik, e jo të jenë thjesht servilë.

Një konstatim që vjen disi vonë nga një politikane që ka qenë pjesë e drejtimit të Partisë Socialiste dhe e qeverisjes së saj për shumë vite.

Por më mirë vonë se kurrë.

Spiropali shkoi edhe më tej, duke pranuar për herë të parë publikisht se nuk është normale që pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të kontrollohen nga Partia Socialiste.

Një deklaratë që tingëllon e pazakontë nga një përfaqësuese e mazhorancës, sidomos kur kujton se dominimi socialist në pushtetin vendor është paraqitur prej vitesh nga vetë PS si dëshmi e mbështetjes popullore dhe e suksesit elektoral.

Tani, sipas Spiropalit, ky realitet nuk qenka edhe aq normal.

Në të njëjtën kohë, ish-ministrja nuk harroi t’u jepte këshilla edhe deputetëve të opozitës. “Reformojeni PD-në”, ishte mesazhi i saj për demokratët.

Kontrasti bëhet edhe më interesant në kontekstin e reformës territoriale që po diskutohet në Kuvend. Sepse është një gjë të kritikosh përqendrimin e pushtetit në duart e një partie dhe tjetër gjë të mbështesësh me votë vendimet politike të po asaj partie.

Mbetet për t’u parë nëse Spiropali do ta shoqërojë këtë qëndrim kritik edhe me votën e saj, apo në momentin e vendimmarrjes do të rreshtohet sërish me mazhorancën.

Deri atëherë, ish-ministrja duket se ka gjetur një formulë të re politike: të konstatojë publikisht problemet e sistemit që ka mbështetur për vite me radhë, t’i kërkojë opozitës të reformohet dhe të ruajë për vete të drejtën për të kritikuar Edi Ramën.

Sepse, me sa duket, është më e lehtë të shkruash një tjetër status kritik për Skënderbeun e dikurshëm sesa të votosh kundër tij.

Dhe në politikë, dallimi mes një qëndrimi dhe një poze fillon pikërisht aty ku ngrihet dora për të votuar.

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme