Politika 8 October 2026, 20:50 Nga VNA

Deputetët si ushtarë të Ramës: Nasufi e pranon zhgënjimin e banorëve, por garanton votën "PRO" reformës territoriale

Ndaje në Whatsapp
Deputetët si ushtarë të Ramës: Nasufi e pranon

Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi, ka shfaqur hapur në Kuvend modelin e politikanëve që braktisin vullnetin e sovranit për të zbatuar pa kushte urdhrat e qendrës partiake. Megjithëse pranoi publikisht se riorganizimi i ri territorial ka sjellë revoltë te qytetarët, ai konfirmoi se do ta votojë me sy mbyllur draftin e propozuar nga mazhoranca.

Kjo qëndresë formale dhe nënshtrim përfundimtar i Nasufit vjen menjëherë pasi kryeministri Edi Rama i mblodhi deputetët socialistë në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku u dha një ultimatum të prerë: "Ose votoni reformën, ose ikni nga partia".
Nën trysninë e këtij disiplinimi partiak, deputeti i Beratit ngjiti foltoren e Kuvendit për të shprehur dilemat e tij, por pa guxuar të dalë kundër linjës së kryetarit.

 "Këto 11 vite të reformës administrative kanë konfirmuar suksesin dhe rrugën e pakthyeshme të kësaj reforme. Por vazhdon hendeku i projekteve mes qytetit dhe fshatit dhe mes qendrës e periferisë. Unë si deputet i Beratit i kam ndjekur reagimet, refuzimet dhe argumentet kundërshtuese të bashkisë Dimal e Poliçan që do i bashkohen Beratit," u shpreh fillimisht Nasufi.

Pasi vuri në dukje pakënaqësitë e qytetarëve, ai vijoi duke pyetur pse kjo hartë nuk fshiu akoma më shumë bashki të tjera me performancë të dobët, duke zbuluar hendekun mes asaj që kërkon baza dhe asaj që vendoset në karriget e pushtetit.

 "Prisja një hartë që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose të ish-rretheve. Nëse kam një dilemë, nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie dhe performance ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina, Peqini apo të tjera," deklaroi ai.

Në fund, duke konfirmuar rolin e deputetit si ushtar i bindur që i shërben kabinetit e jo komunitetit që e ka zgjedhur, Nasufi mbylli fjalën e tij duke pranuar shijen e hidhur të banorëve, por duke arsyetuar votën e tij pro.

"Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur, zhgënjim dhe papëlqyeshmëri të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative. Por unë jam i bindur se kush investohet më shpejt në këtë qasje të kësaj reforme, do të shtrojë rrugën e suksesit... Kush rri peng i vëzhgimit brenda kufijve të zonës ku banon dhe ndihet mirë në bashkinë që i shton hallet edhe më shumë, duhet të zgjohet edhe të reflektojë," përfundoi deputeti i PS-së.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme