Politika 10 October 2026, 07:31 Nga D.M

Ulsi Manja u thotë shqiptarëve: 90 vota i bëjmë, por nuk na duhen! Mesazh për Braçen dhe Spiropalin: Votoni si të doni, shumica është e sigurt

Ndaje në Whatsapp
Ulsi Manja u thotë shqiptarëve: 90 vota i bëjmë, por nuk na


Ulsi Manja ka zgjedhur t’u përgjigjet kundërshtarëve të reformës territoriale me një demonstrim force politike. Por, mes rreshtave të reagimit të tij pas votimit në Kuvend, duket se ka edhe një mesazh për dy kolegët socialistë, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që kanë shprehur rezerva për reformën.

“Mos u çudisni nëse një ditë bëhemi 87 apo edhe 90! Edhe pse, për të qenë të qartë, nuk na duhen!”, shkruan Manja, duke iu referuar 85 votave me të cilat mazhoranca miratoi hartën e re territoriale.

Në pamje të parë, deklarata është një përgjigje për opozitën, e cila kishte shpresuar se pakënaqësitë brenda grupit socialist do ta pengonin shumicën të siguronte 84 votat e nevojshme.

Por mesazhi mund të lexohet edhe në një drejtim tjetër: për Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin.

Manja i përmend të dy, pa ua thënë emrat, kur shkruan se dallimet e brendshme me kolegët lidheshin me procesin dhe thellësinë e reformës, jo me domosdoshmërinë e saj.

Madje, ai pranon se vetë kishte mbështetur një ndarje territoriale me 36 bashki, ndërsa Kuvendi miratoi variantin me 46.

Pra, edhe Manja kishte një mendim tjetër. Por në fund votoi sipas vendimit të shumicës.

Nëse 85 votat janë të mjaftueshme dhe mazhoranca mund të arrijë edhe në 90, atëherë Braçe dhe Spiropali mund të vazhdojnë të mendojnë, të kundërshtojnë, madje edhe të votojnë ndryshe. Numrat nuk ndryshojnë fatin e mazhorancës.

Deputeti socialist këmbëngul se në PS debati është forcë dhe mendimi ndryshe nuk e cenon unitetin. Por, njëkohësisht, kujdeset të kujtojë se shumica nuk është peng i asnjë vote të veçantë.

Dhe ndërsa Manja i shpall opozitës dështimin e radhës, dy kolegëve të tij u mbetet një ngushëllim: mund ta vazhdojnë debatin për reformën, edhe tani që reforma është miratuar.

Në Partinë Socialiste mendimi ndryshe është i lirë. Thjesht nuk është i domosdoshëm.

Lexo gjithashtu

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme