Kronika 10 October 2026, 09:58 Nga VNA

“Më fal, vëllai im, do të të doja edhe një herë në krahët e mi”/ Mesazhi prekës i motrës së Renis Dobrës, 15 muaj pas vrasjes së 23-vjeçarit në Mat

Ndaje në Whatsapp

“Më fal, vëllai im, do të të doja edhe një

Një vit e tre muaj pas vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, motra e tij ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe mallin për vëllain e vetëm. Përmes një dedikimi emocional, ajo rrëfen se ende nuk arrin ta pranojë humbjen e tij dhe se çdo ditë jeton me kujtimet e momenteve që kanë kaluar së bashku. “Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres”, shkruan ajo.

Renis Dobra u vra më 8 korrik 2025, në një ngjarje të rëndë kriminale në zonën e Matit. Sipas hetimeve, 23-vjeçari u rrëmbye dhe u mbyt me litar, ndërsa autorët e dyshuar tentuan të hidhnin trupin e tij së bashku me automjetin drejt liqenit. Për krimin janë identifikuar si të dyshuar tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, ndërsa hetimet e kanë lidhur ngjarjen me konflikte të dyshuara për trafikun e drogës. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim, ndërsa përgjegjësia penale e të akuzuarve mbetet për t'u vendosur nga gjykata.

Reagimi i motrës së Renis Dobrës:

Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do  të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri.

Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët.

Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë.

Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri.

Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë…

Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe.

Më fal, vëllai im.

Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua ,asnje minutë me ty.

Por dua të dish diçka,unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë.

Ti nuk ishe thjesht vëllai im.

Ti ishe vëllai im i vetëm.

Drita e syve të mi.

Një pjesë e zemrës sime.

Dhe tani që nuk je këtu, e kuptoj sa shumë nga zemra ime ke marrë me vete.

Do të doja të tregoja gjithçka që ka ndodhur që kur ike. Do të doja të tregoja sa herë më ka marrë malli, sa herë kam qarë fshehurazi, sa herë kam dashur të telefonoj e pastaj më është kujtuar se nuk mundem.

Por mbi të gjitha do të doja të thoja edhe një herë

Të dua, vëllai im.

Më fal për gjithçka.

Më mungon çdo ditë.

Dhe nuk do të harroj kurrë.

Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri, ti do të ishe këtu në krahët e mi.

Deri atëherë, do të mbaj në zemër, në kujtime, në çdo lot dhe në çdo buzëqeshje që më sjell ndër mend ty.

Pusho i qetë, vëllai im i shtrenjtë.

Motra jote do të dojë përgjithmonë

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme