Kronika 9 October 2026, 18:09 Nga VNA

Greqi, 347 kg drogë me fotot e Trump, Putin dhe Netanyahu në paketime, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek

Ndaje në Whatsapp
Greqi, 347 kg drogë me fotot e Trump, Putin dhe Netanyahu në paketime,

Një operacion i madh antidrogë në Athinë ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve dhe një shtetasi grek, si dhe sekuestrimin e mbi 347 kilogramëve lëndë narkotike. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e policisë greke ishte fakti se paketimet e hashashit kishin fotografi të presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe trafikantit të njohur të drogës, Pablo Escobar. Në disa paketime ishte vendosur edhe logoja e një kompanie të njohur këpucësh.

Operacioni u zhvillua të mërkurën, më 7 tetor 2026, në disa zona të Athinës. Në pranga ranë dy shtetas shqiptarë, të moshave 44 dhe 23 vjeç, si dhe një shtetas grek 29-vjeçar. Sipas policisë greke, të tre dyshohen për blerje, mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe për dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Fillimisht, efektivët ndaluan 44-vjeçarin shqiptar në një zonë në verilindje të Athinës. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 3 kilogramë e 215 gramë kokainë, që dyshohet se ishte destinuar për shitje.

Në një tjetër ndërhyrje, në perëndim të Athinës, policia arrestoi 29-vjeçarin grek, me ndihmën e efektivëve të skuadrës “DIAS”. Në bagazhin e automjetit të tij u gjetën 10 kilogramë e 800 gramë marijuanë e llojit “Skunk” dhe 3 kilogramë e 900 gramë hashash i njohur si “çokollatë”.

Nga hetimet rezultoi se këto sasi droge dyshohet se ishin furnizuar nga shqiptari 23-vjeçar, i cili vepronte edhe për llogari të një personi tjetër.

Pas kësaj, policia ushtroi kontroll në banesën ku qëndronte 23-vjeçari, në zonën e Artemidës, pranë Athinës. Sipas hetimeve, banesa ishte marrë me qira nga një person ende i paidentifikuar, për periudhën 6 deri më 13 tetor 2026.

Brenda banesës, efektivët zbuluan sasi shumë të mëdha droge. Konkretisht, u sekuestruan 32 kilogramë e 65 gramë kokainë, 245 kilogramë e 700 gramë marijuanë e llojit “Skunk” dhe 51 kilogramë e 600 gramë hashash “çokollatë”.

Gjatë kontrollit, 23-vjeçari shqiptar bëri rezistencë ndaj policisë, duke shtyrë efektivët në përpjekje për të penguar ndërhyrjen.

Më pas, autoritetet ushtruan kontrolle edhe në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, me mbështetjen e efektivëve të Nëndrejtorisë së Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale, ku u gjetën sasi të tjera lëndësh narkotike. Ndërkohë, sipas autoriteteve greke, shqiptari 44-vjeçar ka një të kaluar të rëndë penale. Ai është akuzuar më parë për vrasje, grabitje, vjedhje, falsifikim, si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe lëndët narkotike.

 

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme