Kronika 9 October 2026, 18:13 Nga VNA

Shpërthim në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi,

Një shpërthim i fuqishëm në rafinerinë “Motor Oil”, në zonën Agioi Theodoroi të Greqisë, ka shkaktuar vdekjen e një punëtori shqiptar dhe plagosjen rëndë të një bashkatdhetari të tij. Viktima është identifikuar si Robert Cakaj, 43 vjeç, ndërsa i plagosuri është Dorian Hysa, 50 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 11:00, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në ambientet e rafinerisë. Nga shpërthimi mbetën të plagosur disa punëtorë, dy prej të cilëve pësuan dëmtime të rënda.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje u aktivizuan ekipet e emergjencës dhe të plagosurve iu dha ndihma e parë.

Fillimisht, dy punëtorët e plagosur rëndë u transportuan në Spitalin e Korinthit. Në të njëjtin spital u paraqit edhe një person i tretë, i cili kishte shfaqur probleme të lehta me frymëmarrjen si pasojë e incidentit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Robert Cakaj dhe Dorian Hysa u transferuan më pas në spitalin Thriasio, për trajtim më të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 43-vjeçari Robert Cakaj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë disa orë pas shpërthimit.

Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vazhdon të trajtohet në gjendje kritike. Ai ndodhet i intubuar, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Pas ngjarjes, kompania “Motor Oil” reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar incidentin dhe plagosjen e rëndë të dy punëtorëve.

“Sot, në orën 11:00, gjatë punimeve të mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë. Atyre iu dha menjëherë ndihma e parë e nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur mjekësor. Që në momentet e para u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”, thuhej në deklaratën fillestare të kompanisë.

Megjithatë, disa orë pas këtij njoftimi, u konfirmua vdekja e njërit prej punëtorëve të plagosur rëndë.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë gjatë kryerjes së punimeve në rafineri.

Sipas informacioneve të raportuara, prokurori ka kërkuar arrestimin e kontraktorit përgjegjës për punimet, në kuadër të hetimeve për rrethanat e aksidentit.

 

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme