Tre personat e arrestuar ditën e djeshme në Lezhë, nën dyshimet se do të kryenin vrasje, kanë kyçur gojën para hetuesve.
Prokurorja e çështjes u ka drejtuar një mori pyetjesh, por asnjëri nuk ka dhënë shpjegime.
Elden Tarja, Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, u arrestuan në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë.
Dy prej tyre lëviznin me motor të vjedhur në Suedi dhe skafandra, i treti me makinë. Të tre ishin të pajisur me armë zjarri. Sipas policisë, do të kryenin atentat dhe kishin gati 1 javë që qëndronin në zonë. Pas aksionit pati dhe një sërë kontrollesh në disa qytete.






















