Lifestyle 11 October 2026, 18:59 Nga VNA

Para Salemit, gratë vareshin në Connecticut: historia e harruar e gjyqeve për magji

Ndaje në Whatsapp
Para Salemit, gratë vareshin në Connecticut: historia e harruar e

Një itinerar i ri historik në Connecticut të SHBA-së po rikthen në vëmendje gjyqet për magji që nisën më shumë se katër dekada përpara proceseve famëkeqe të Salemit.

Rruga përfshin mbi 130 vende të lidhura me histori tragjike dhe legjenda lokale. Mes ndalesave është memoriali në Windsor për Alice, e njohur edhe si Alse Young, personi i parë i dokumentuar që u ekzekutua për magji në kolonitë amerikane.

Young u var më 26 maj 1647. Sipas historisë së paraqitur nga BBC, dyshimet ndaj saj u lidhën me faktin që ajo dhe vajza i mbijetuan një epidemie gripi, ndërsa katër fëmijë të fqinjëve vdiqën.

Nga viti 1647 deri më 1697, të paktën 49 persona në Connecticut u akuzuan për magji. Prej tyre, 34 u përballën me akuza formale dhe të paktën 11 u varën. Proceset u ushqyen nga frika fetare dhe pretendimet se të akuzuarit përdornin fuqi të mbinatyrshme për të dëmtuar të tjerët.

Megjithëse Salemi mbeti simboli më i njohur i kësaj përndjekjeje, historia e Connecticut u la për një kohë të gjatë në hije.

Në vitin 2023, ligjvënësit e shtetit miratuan një rezolutë që shfajësonte viktimat. Itinerari i ri u mundëson vizitorëve të njohin historitë e njerëzve të dënuar padrejtësisht. 

Video

Një sulm me raketa pranë një dyqani në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë. Sulmi është kryer nga Rusia, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e goditjes dhe identitetin e viktimave.

Pra, në Ministrinë e Arsimit tashmë nuk mjafton të bësh mirë vetëm punën. Duhet të mendohesh dy herë edhe para garderobës dhe pasqyrës🤔

Nëna humb foshnjën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi zbuloi si shkak mosfunksionimin e monitorit të matjes së rrahjeve të zemrës

Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme