Kronika 12 October 2026, 12:42 Nga VNA

Tragjedia në Fushë-Krujë/ Shakaja mes dy kolegëve përfundon me vdekjen e 16-vjeçarit, arrestohet edhe gjyshi i tij

Ndaje në Whatsapp

Tragjedia në Fushë-Krujë/ Shakaja mes dy kolegëve

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Arrameras të Fushë-Krujës, me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit Enes Isaku, në ambientet e restorantit të gjyshit të tij, ku ishte punësuar si kamarier.

Burime policore thanë se i mituri ndodhej në ashensorin e restorantit, që përdorej për të zbritur në katin e parë, kur kolegu i tij 26-vjeçar, Endri Stafuka, shtypi butonin e ashensorit dhe e shtyu të miturin, në formë shakaje mes miqsh.

Në këtë moment, ashensori pësoi shkëputje, ndërsa 16-vjeçari rezulton se është përplasur me kokë në pllaka, duke gjetur menjëherë vdekjen.

Pas ngjarjes, Stafuka është arrestuar nga policia nën dyshimet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa 62-vjeçari Afrim Vathi, pronar i restorantit dhe njëherazi gjyshi i të miturit, po ashtu është vënë në pranga për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehje të të ardhurave”.

Video

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

Bebe Rexha si ta tund një dasëm shqiptare…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme