Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, i njohur si “Çilo Hunderri”, dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen, pasi ka dyshime se ishte i përfshirë në vrasjen e Artan Myrtajt, i njohur si “Tani i Rruzhdiut”, në Sarandë.
Ndërkohë, nuk përjashtohet edhe pista e drogës, pasi ai dyshohet se informonte policinë për grupet kriminale.
Lidhur me mekanizmin e krimit, policia tha se ka qenë një ngjarje e mirëmenduar, pasi autorët e kanë ndjekur për më shumë se 3 km, deri para Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër, ku edhe u aktivizua mina me telekomandë.
Në ngjarje mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Erigels Mela.
Fillimisht, hetimet u përqendruan te 26-vjeçari Mela, pasi në prill të vitit 2025 i dogjën makinën “Range Rover”. Por më pas hetuesit u ndalën te Devolli.
Viktima rezulton i skeduar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në Shqipëri, në vitin 2012, është dënuar për trafik të klandestinëve.






















