
Gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit, Elden Tarja, Kristian Ymeri alias Shkambi dhe Vinçesk Piroli, të cilët, sipas policisë, ishin përgatitur për të kryer atentat.
Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Tre të dyshuarit u arrestuan në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, teksa lëviznin me motor dhe armë.
Ata dyshohet se kanë kryer krime të tjera të rënda, përfshirë dhe vrasjen e Artan Myrtajt, i njohur si Tani i Rruzhdit, në Sarandë. Pjesëtarë të një grupi të dyshuar kriminal, ata dyshohet se kryenin vrasje me pagesë.






















