Kronika 12 October 2026, 08:23 Nga VNA

Atentati në Gjirokastër, kamerat e sigurisë filmuan momentin e montimit të eksplozivit

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Gjirokastër, kamerat e sigurisë filmuan momentin e

Një kamera sigurie ka fiksuar momentin kur një person i maskuar që lëvizte me motor vuri minën e telekomanduar në makinën e Beqir Devollit.

Ky i fundit e kishte lënë automjetin te lokali i një të njohuri të tij dhe ishte me dyer të hapura. Sipas burimeve, personi i maskuar e montoi, sipas pamjeve, lëndën plasëse në sediljen e shoferit dhe më pas largohet qetësisht.

Një ditë më vonë, automjeti shpërtheu pasi u aktivizua në distancë lënda plasëse afër Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës dhe dyshohet që viktima është ndjekur të paktën 3 km. Si pasojë e shpërthimit, humbi jetën Beqir Devolli, i njohur si “Çilo Hunderri”, ndërsa u plagos miku i tij, Erigels Mela. Hetuesit janë duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar.

Hetimet janë përqendruar kryesisht në pistën e hakmarrjes.

Video

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke kritikon drejtpërdrejt Ursula von der Leyen për qëndrimin gjatë vizitës së saj në Shqipëri, duke e konsideruar të papranueshme që nuk foli publikisht për protestat që vijojnë prej mbi 130 ditësh.

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

Bebe Rexha si ta tund një dasëm shqiptare…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme