Politika 14 October 2026, 21:07 Nga VNA

Tirana digjet, Ervin Demo del në video: “Fajin e ka Saliu dhe shërbimet e huaja”

Ndaje në Whatsapp
Tirana digjet, Ervin Demo del në video: “Fajin e ka Saliu dhe

Ministri i Brendshëm paska zbuluar një komplot të madh kundër Shqipërisë. Pas revoltës së studentëve qëndrojnë Sali Berisha dhe agjenturat e huaja, të cilat, sipas tij, veprojnë përmes rrjeteve sociale që prej qershorit. Madje Demo paralajmëron me një dozë të mirë misteri: «Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte». Pra, ministri i di sekretet, por shqiptarët nuk kanë pse t’i dinë ende.

Ajo që nuk shpjegon është përse policia nuk ndaloi shkatërrimin e bizneseve dhe sulmet ndaj Parlamentit, Kryeministrisë e ministrive. Nëse shteti dinte kaq shumë për skenarin ogurzi, përse e la të zhvillohej përpara syve të tij? Kush dha urdhër të mos ndërhyhej, nëse një urdhër i tillë ekzistonte? Dhe si shpjegohet që policia, të cilën Demo e falënderon për profesionalizmin, akuzohet ndërkohë për dhunë ndaj të rinjve?

Për zjarrvënësit, ministri ka edhe një paralajmërim që tingëllon si një variant qeveritar i fjalës së urtë: «Përgjegjësia individuale para ligjit mund të vonojë, po nuk do të harrojë». Dikur thuhej se Zoti vonon, por nuk harron. Tani këtë rol duket se e ka marrë Ministria e Brendshme. Vetëm se, përpara se të kërkojë llogari nga të tjerët, Demo duhet të tregojë kush e drejtonte policinë ndërsa Tirana digjej.

Lexo gjithashtu

Video

🔴ÇFARË PO NDODH TANI NË TIRANË?

Zoti Rama! Ja kush fshihet pas maskave

Digjet vendqëndrimi i rojeve pranë ambasadës ruse në Tiranë. Deri më tani zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë, për shkak se rrugët janë të mbushur nga të rinjtë që protestojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme