Politika 14 October 2026, 14:10 Nga VNA

Berisha dërgon deputetët te studentët, por ata i dëbojnë nga protesta me të njëjtën thirrje: “Rama n’burg, Berisha n’burg”!

Ndaje në Whatsapp

Berisha dërgon deputetët te studentët, por ata i

Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa deputetët e saj janë drejtuar drejt protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku nuk janë mirëpritur nga një pjesë e studentëve dhe protestuesve.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga selia e partisë, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e menjëhershme dhe krijimin e një qeverie teknike. Ndërkohë, disa deputetë demokratë janë paraqitur në protestën e studentëve, por prania e tyre ka shkaktuar reagime.

Deputetët Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo janë përballur me kundërshtimin e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar të largohen nga tubimi. Më pas, edhe deputeti Edi Paloka është afruar për të komunikuar me studentët, por është pritur me të njëjtin reagim.

Protestuesit kanë refuzuar praninë e përfaqësuesve politikë, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, në një mesazh kundër të dy drejtuesve politikë.

Ndërkohë, protesta para Ministrisë së Arsimit ka vijuar mes tensioneve dhe përplasjeve të herëpashershme me policinë. Reagimi ndaj deputetëve të PD-së vjen në një moment kur studentët dhe protestuesit vijojnë tubimin, ndërsa prania e politikanëve në protestë është shoqëruar me kundërshtime nga një pjesë e pjesëmarrësve.

 

Video

🔴PO NDODH TANI

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme