Politika 14 October 2026, 12:39 Nga VNA

Xhafaj relativizon dhunën: Ne ju thyejmë këmbët, nuk ju vrasim siç na vratë ju në 21 janar

Ndaje në Whatsapp

Xhafaj relativizon dhunën: Ne ju thyejmë këmbët, nuk ju

Ngjarjet e dhunshme të së martës gjatë protestës së opozitës dhe ndërhyrja e forcave të rendit ndaj qytetarëve e studentëve kanë ndezur debate të ashpra politike në Komisionin për Nismat Qytetare. Ndërsa opozita ka akuzuar ashpër Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës së egër dhe suprimim të së drejtës për të protestuar, mazhoranca socialiste zgjodhi të rikthejë në vëmendje ngjarjet tragjike të 21 Janarit, duke u përpjekur të relativizojë pasojat e dhunës së djeshme ndaj qytetarëve.

Përfaqësuesi i opozitës, Ivi Kaso, kërkoi me ngulm ndryshimin e rendit të ditës në komision dhe thirrjen urgjente të Ministrit të Brendshëm për të dhënë shpjegime për urdhëruesit e dhunës mbi protestuesit, veçanërisht ndaj të rinjve dhe studentëve.

"Sot Shqipëria, Tirana është gdhirë e plagosur, sepse janë plagosur ata që janë shpresa e këtij vendi dhe emblema e qytetërimit tonë, e jona në veçanti, studentët. Për fat të keq, kemi asistuar në skena që asnjëri prej nesh nuk do të donte t'i kishte parë. Na kujtojnë protestat studentore të viteve '90. Madje, edhe atëherë, kur u përmbys një regjim, dhuna e ushtruar ndaj studentëve nuk ka qenë kaq e egër, kaq gratis," deklaroi Kaso.

Ai vuri në dukje se misioni parësor i Policisë së Shtetit është mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe jo ruajtja e "fasadave të një regjimi të korruptuar", duke kërkuar përgjegjësi ligjore nga ministri e deri te efektivi i fundit në terren.

Përgjigjja e deputetit socialist Fatmir Xhafaj solli një valë reagimesh, për shkak të mënyrës se si u përpoq të arsyetonte e të minimizonte dhunën e policisë dhe dëmtimet fizike të protestuesve. Në vend që të adresoheshin shqetësimet për këmbët e thyera, lëndimet dhe dhunën ndaj qytetarëve e studentëve, Xhafaj zgjodhi ta spostojë vëmendjen te bilanci i viktimave të 21 janarit 2011, duke vendosur një standard absurd ku dhuna fizike arsyetohet për sa kohë nuk përfundon me fatalitet.

Sipas kësaj logjike relativizuese, dëmtimet e sotme fizike të protestuesve paraqiten si të pranueshme apo "më të lehta", vetëm pse nuk krahasohen me humbjen e jetëve të katër protestuesve të pafajshëm vite më parë:

"Nuk kam pranuar që janë vrarë 4 njerëz në një protestë të lirë qytetare. Ke të drejtë të protestosh, bor, po e tejkalove, do të përgjigjet policia," u shpreh Xhafaj, duke iu referuar katër të vrarëve në bulevard: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Xhafaj pretendoi se sjellja e shtetit ka qenë korrekte dhe kërkoi nga opozita të mos frymëzojë sulme ndaj institucioneve:

"Ka mbi 100 ditë që protestohet në Tiranë dhe sjellja e shtetit dhe policisë ka qenë korrekte... Natyrisht, unë besoj se, sikurse duhet të mbrojmë fort të drejtën dhe lirinë e protestës, të drejtën kushtetuese të qytetarëve, nga ana tjetër nuk duhet të mbrojmë dhe të përkrahim dhunën ndaj institucioneve, ndaj policisë."

Në vend që komisioni të shërbente si një platformë për kontrollin institucional mbi Policinë e Shtetit dhe garantimin e të drejtave të njeriut, qëndrimi i mazhorancës shpërfaqi një qasje problematike: përdorimin e tragjedive të së kaluarës si mburojë politike për të justifikuar shkeljet e sotme.

Tentativa për të balancuar këmbët e thyera të protestuesve sot me tragjedinë e 21 Janarit zbeh përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të autoriteteve për të mbrojtur integritetin fizik të çdo qytetari, pa marrë parasysh ngjyrimet apo bindjet politike.

Video

🔴PO NDODH TANI

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme