Politika 14 October 2026, 22:13 Nga VNA

Studentët i përzunë nga protesta. Berisha shfaqet me Këlliçin dhe Nokën në mbështetje të revoltës 

Ndaje në Whatsapp
Studentët i përzunë nga protesta. Berisha shfaqet me

Vetëm pak orë pasi studentët larguan nga protesta deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq në krah të Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit, në një takim me drejtuesit e PD-së së Tiranës, ku foli për revoltën studentore dhe nevojën për ta mbështetur atë. Kreu i opozitës deklaroi se situata në vend po shkon drejt një pike kritike dhe se kriza e asaj që ai e quan “narkoshtet” po thellohet çdo ditë.

Berisha i quajti studentët “luanë” dhe protestën e tyre më të fuqishmen revoltë studentore, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën se kishte urdhëruar policinë të çante kafka dhe të thyente kockat e protestuesve. Sipas tij, mbi 50 studentë dhe qytetarë janë plagosur, disa me gjymtyrë të thyera dhe dëmtime të rënda në kokë. Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se dhuna e policisë ndaj studentëve kishte tejkaluar brutalitetin e sampistëve dhe Sigurimit të Shtetit gjatë protestave të 8 dhe 9 dhjetorit 1990. Berisha tha se të rinjtë po luftojnë kundër varfërisë, qirave të papërballueshme dhe mungesës së perspektivës, duke e cilësuar revoltën e tyre si një betejë për çdo shqiptar.

Por takimi i Berishës me drejtuesit e PD-së vjen në një moment politik jo fort të favorshëm për opozitën. Studentët që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë Rama kanë refuzuar të identifikohen me Partinë Demokratike, madje kanë larguar nga protesta deputetët e saj. Kjo nuk e ka penguar Berishën të kërkojë mbështetjen e revoltës dhe ta shpallë atë një betejë kombëtare kundër qeverisë. Për kreun e PD-së, i cili prej vitesh përpiqet të organizojë një revoltë popullore kundër Ramës, studentët kanë bërë brenda dy ditësh atë që opozita nuk ka mundur ta realizojë me protestat e saj. Dhe ndërsa Berisha i shpall heronj, studentët deri tani kanë treguar se nuk kanë ndërmend t’ia dorëzojnë as atij dhe as Nokës e Këlliçit drejtimin e protestës së tyre.

Video

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

Tiranë/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër dyqani të Iute Credit në Rrugën e Elbasanit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme