Politika 14 October 2026, 18:16 Nga VNA

Ministrat në rresht sulmojnë protestën, ambasadat bëjnë thirrje për përmbajtje, Rama hesht

Ndaje në Whatsapp
Ministrat në rresht sulmojnë protestën, ambasadat bëjnë

Edi Rama, kryeministri që ka një koment për gjithçka, nga zhvillimet ndërkombëtare te debatet më të parëndësishme në rrjetet sociale, prej dy ditësh nuk ka gjetur ende fjalët për të reaguar publikisht ndaj protestës së studentëve në Tiranë. As për kërkesat e tyre, as për dhunën policore dhe as për të rinjtë që përfunduan në spital pas përplasjeve me forcat e rendit.

Ndërsa ambasadat e huaja kanë reaguar për ngjarjet e 13 tetorit, nga qeveria kanë dalë në skenë ministrat. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën gjatë protestës, ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar hetime për veprimet e policisë. Kryeministri, ndërkohë, vazhdon të mos i drejtohet publikisht brezit që ka dalë në rrugë kundër qeverisë së tij.

Sipas raportimeve të disa mediave, Rama e ka komentuar protestën vetëm gjatë mbledhjes së qeverisë, ku u ka thënë ministrave se personat e përfshirë në aktet e dhunës nuk janë studentë, ndërsa të rinjtë që protestojnë për problemet e arsimit duhet të dëgjohen. Por këtë qëndrim kryeministri nuk e ka artikuluar ende vetë publikisht.

Ndërkohë, Delegacioni i Bashkimit Europian ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunës, ka kërkuar proporcionalitet nga policia dhe hetim të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës. Qëndrimit i është bashkuar edhe Ambasada Gjermane, ndërsa Ambasada Amerikane ka paralajmëruar shtetasit e saj për situatën e sigurisë.

Studentët kanë dalë në rrugë për kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe perspektivën e punësimit. Protesta ka vazhduar për të dytën ditë, me përplasje të forta dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës e ujë. 

Për një kryeministër që komunikimin publik e ka kthyer në pjesë të pandashme të qeverisjes, heshtja për protestën më të madhe studentore të këtyre ditëve është e pazakontë. Rama gjen kohë të komentojë kundërshtarët, mediat dhe pothuajse çdo debat publik. Por kur një brez i tërë del në rrugë dhe i kërkon llogari për të ardhmen, përgjigjen duhet ta kërkojë te ministrat e tij.

Video

🔴ÇFARË PO NDODH TANI NË TIRANË?

Zoti Rama! Ja kush fshihet pas maskave

Digjet vendqëndrimi i rojeve pranë ambasadës ruse në Tiranë. Deri më tani zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë, për shkak se rrugët janë të mbushur nga të rinjtë që protestojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme