Kronika 15 October 2026, 15:15 Nga VNA

Protestuesit godasin me gur në kokë komandantin e Forcave të Rendit në Shkodër, Fasli Rama në gjendje të rëndë

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit godasin me gur në kokë komandantin e Forcave të

Komandanti i Forcave të Rendit në Shkodër, Fasli Rama, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është goditur me gur në kokë nga protestuesit gjatë përplasjeve të dhunshme.

Incidenti vjen në një kohë kur protestat e studentëve dhe të rinjve kanë hyrë në ditën e tretë, duke u shoqëruar me tensione dhe akte dhune në disa zona.

Në Tiranë, protestuesit kanë shkaktuar dëme në institucione publike, biznese private dhe banka të nivelit të dytë. Gjatë tubimeve janë regjistruar zjarrvënie dhe shkatërrime të pronës, ndërsa përplasjet me forcat e rendit kanë përshkallëzuar më tej situatën.

Goditja e komandantit Fasli Rama përbën një nga incidentet më të rënda të raportuara ndaj punonjësve të policisë gjatë këtyre protestave.

Video

Të rinjtë sulmojnë sërish bizneset tek Piramida.

Skënder Hitaj përsërit refrenin e Ramës.

Protestuesit thyejnë edhe bankën BKT në rrugën e Elbasanit përballë Ambasadës Amerikane.

Një vajzë është plagosur rëndë në kokë gjatë përplasjeve me policinë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme