
Situata në Durrës është tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime në godinën e Prokurorisë dhe në automjetet e parkuara jashtë institucionit.
Pasi një punonjës policie goditi një të ri, miqtë e këtij të fundit reaguan duke dhunuar efektivin.
Protestuesit kanë dëmtuar katin e parë të Prokurorisë së Durrësit dhe makinat jashtë saj. Drejtuesja e institucionit ka njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm për situatën, ndërsa mbetet e paqartë nëse janë dëmtuar dosjet hetimore.






















