
Dy protestues të lënduar gjatë përplasjeve në zonën e Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy paraqiten në gjendje koshiente, ndërsa po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Njëri prej të lënduarve po i nënshtrohet ekzaminimeve paraprake për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa tjetri është shtruar në spital për trajtim nga stafi mjekësor.
Përplasjet kanë vijuar gjatë ditës së mërkurë, duke e zhvendosur protestën e studentëve nga ambientet e Ministrisë së Arsimit drejt Rrugës së Durrësit. Situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe incidente në disa pika të zonës.






















