Kronika 14 October 2026, 13:21 Nga VNA

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve

Ndaje në Whatsapp

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz

Vijojnë tensionet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë mes studentëve dhe forcave të rendit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe mjete tymuese për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në zonë.

Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë ndezur zjarre në kosha mbeturinash, kanë shkulur kangjellat metalike dhe i kanë vendosur ato në rrugë, duke krijuar barriera përballë forcave të policisë. Gjithashtu, në drejtim të godinës së ministrisë janë hedhur gurë.

Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune, duke theksuar se e drejta për protestë është e garantuar, por çdo veprim i paligjshëm përballet me sanksionet përkatëse.

Protesta vijon në kuadër të reagimeve të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. Në disa universitete dhe fakultete është bojkotuar mësimi, ndërsa edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” kanë bllokuar rrugën pranë shkollës.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjet e një dite më parë, 16 persona janë arrestuar dhe 49 të tjerë janë proceduar penalisht, në kuadër të hetimeve për veprime të dyshuara të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtime të pronës publike e private.

 

Video

🔴PO NDODH TANI

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme