Një 54-vjeçar është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në spital, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Josif Pashko”, ndërsa i plagosuri, i identifikuar me inicialet G. A., ka kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 06:50.
54-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja. Policia po kryen verifikime për të zbardhur ngjarjen dhe për të përcaktuar se si është plagosur 54-vjeçari.






















