Kronika 13 October 2026, 19:34 Nga VNA

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia

Institucioni po verifikon edhe respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar në polici, përfshirë të drejtën për avokat, njoftimin e familjarëve dhe ekzaminimin mjekësor.

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ kryesisht për të vlerësuar përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Sipas njoftimit të institucionit, hetimi do të përqendrohet në vlerësimin e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit të forcës së përdorur nga efektivët e Policisë, në përputhje me nenet 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paralelisht, grupet e monitorimit të Avokatit të Popullit janë angazhuar në terren, në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku po mbahen personat e shoqëruar gjatë protestës.

Monitorimi synon të verifikojë nëse personave të shoqëruar u garantohen të drejtat ligjore, përfshirë aksesin te avokati, njoftimin e familjarëve dhe mundësinë për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor.

Përveç hetimit të nisur kryesisht, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve që mendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës, të paraqesin ankesa individuale pranë institucionit.

Qytetarët mund të kontaktojnë Avokatin e Popullit përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, për të denoncuar rastet e pretenduara të shkeljes së të drejtave të tyre.

Video

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku shihen flakë pas hyrjes së një grupi protestuesish në godinë. Protestuesit, të zhvendosur nga Ministria e Arsimit, thyen derën e institucionit pasi hodhën gurë në drejtim të saj. Disa prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa policia ndërhyri duke nisur arrestimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme