Kronika 14 October 2026, 15:42 Nga VNA

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së institucionit financiar në rrugën e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së institucionit

Godina e një institucioni financiar privat në Rrugën e Durrësit, e sulmuar dhe e plaçkitur një ditë më parë, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure. Zjarri rrezikon të përhapet edhe në ndërtesat përreth, mes tyre në Ambasadën e Vatikanit, pallate banimi dhe biznese që ndodhen pranë objektit.

Ngjarja vjen në një ditë të dytë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e studentëve është shoqëruar me akte dhune dhe përplasje me policinë. Më herët, protestuesit sulmuan me molotov godinën e Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar vatra zjarri në katin e parë dhe të dytë. Gjatë incidentit, nga turma u dëgjuan thirrje “Digje! Digje!”, ndërsa drejt godinës u hodhën lëndë plasëse.

Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë për të larguar protestuesit nga zona, ndërsa u angazhuan edhe në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në ministri.

Tensionet u përhapën edhe në një degë banke të nivelit të dytë, pranë Rrugës së Durrësit, ku protestuesit thyen derën kryesore dhe nxorën dokumente nga raftet. Ndërkohë, zjarri që ka përfshirë godinën e institucionit financiar privat përbën rrezik edhe për objektet e tjera në afërsi.

Protestës iu bashkuan edhe studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe nxënës të shkollave të mesme.

Përplasjet e kësaj të mërkure vijnë një ditë pas incidenteve ku disa persona mbetën të lënduar. Policia e Tiranës njoftoi se për ngjarjet e së martës kishte arrestuar 16 persona dhe kishte proceduar penalisht 49 të tjerë.

Ndërsa protesta vijon për të dytën ditë radhazi, situata në zonën e Rrugës së Durrësit mbetet e tensionuar.

Lexo gjithashtu

Video

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

Tiranë/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër dyqani të Iute Credit në Rrugën e Elbasanit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme