Kronika 15 October 2026, 12:41 Nga VNA

Policia kërkon ndihmën e prindërve: Mos i lini fëmijët të protestojnë

Ndaje në Whatsapp

Policia kërkon ndihmën e prindërve: Mos i lini fëmijët

Përmes një deklaratë zyrtare të shpërndarë sot, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje urgjente nxënësve dhe prindërve që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune. Duke e cilësuar sigurinë e fëmijëve si një përgjegjësi të përbashkët, autoritetet apelojnë që të rinjtë të mos përfshihen në situata të rrezikshme që mund të cenoje shëndetin apo të ardhmen e tyre, ndërsa garantojnë praninë e tyre në terren për të ruajtur rendin publik.

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të Policisë së Shtetit:

> THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

> Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

> Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

> Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!

> Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

> Një apel i veçantë për prindërit!

> Kujdesuni për fëmijët tuaj!

> Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

> Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

> Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

> Ju lutemi, bashkëpunojmë!

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme