Politika 14 October 2026, 15:06 Nga VNA

Poliçani troket në KQZ: Duam referendum për të mos na shkrirë bashkinë

Ndaje në Whatsapp

Poliçani troket në KQZ: Duam referendum për të mos na

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në seancë publike ditën e nesërme, më 15 tetor 2026, në orën 10:30, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve, me qëllim zhvillimin e referendumit vendor në Bashkinë Poliçan.

Banorët e Poliçanit kërkojnë që përmes votës popullore të ndalin çdo plan apo ligj që çon në shkrirjen apo tjetërsimin e bashkisë së tyre, duke kërkuar ruajtjen e autonomisë administrative dhe institucionale të zonës.

 Seanca e caktuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pritet t'i hapë rrugën mbledhjes zyrtare të firmave nga grupi nismëtar në terren.

Përveç çështjes së Poliçanit, vëmendja e opinionit publik është përqendruar edhe te kërkesa e Partisë Demokratike për një referendum vendor në Tiranë, që synon të ndalojë ndërtimin e kullës të planifikuar në zonën e parkut të “Taivanit”.

 Opozita këmbëngul se zhvillimi urban i kryeqytetit dhe mbrojtja e hapësirave të gjelbra publike duhet të përcaktohen nga vetë qytetarët e Tiranës përmes referendumit, dhe jo nga vendimet e marra në zyrat administrative.

Këto lëvizje tregues se referendumet vendore po kthehen në një mjet kryesor të komuniteteve dhe forcave politike për të mbrojtur interesin publik, si kundër riorganizimeve territoriale ashtu edhe kundër projekteve kontroverse urbane.

Video

🔴PO NDODH TANI

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme