Politika 14 October 2026, 12:32 Nga VNA

Zhduket ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro

Ndaje në Whatsapp

Zhduket ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro

Dje dhe sot dyert e Ministrisë së Arsimit janë thërrmuar nën presionin e vazhdueshëm të protestuesve, ndërsa pamjet e orëve të fundit flasin vetë: zyra e titullares mbrohet me forca speciale nga brenda dhe është e rrethuar nga kordoni i studentëve nga jashtë.

Por, përballë këtij rrethimi dhe përshkallëzimi të revoltës, nga vetë ministrja Mirela Kumbaro nuk ka asnjë reagim zyrtar, asnjë qëndrim publik, asnjë postim sqarues dhe asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët apo me vetë studentët.

Në një kohë kur kaosi në hyrje të institucionit që ajo drejton vijon pa ndërprerje prej më shumë se 24 orësh, i vetmi sinjal aktivitetit në profilin e saj zyrtar në Facebook është rishpërndarja pasive në story e një mesazhi të kolegut të saj Taulant Balla, si dhe një video sqaruese e prodhuar nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), e njohur ndryshe si zyra e propagandës së ekzekutivit.

Ajo po fshihet pas kolegëve.

Kjo shmangie totale e përballjes sy më sy me krizën ngre natyrshëm pikëpyetje të mëdha politike: pse u zhduk Mirela Kumbaro pikërisht atëherë kur prezenca e saj ishte më e nevojshme dhe pse kryeministri Edi Rama po zgjedh gjithashtu të heshtë?

E ndërsa entuziazmi i festimeve apo arritjeve në Luksemburg duket se i ka ngecur në fyt ekzekutivit përballë barrikadimit të studentëve në rrugë, bëhet e qartë se heshtja e sinkronizuar nuk është thjesht një ngurrim momental.

Mbyllja e gojës së ministres dhe mungesa e një reagimi nga kreu i qeverisë ngjajnë më tepër me një strategji të mirëmenduar politike për të fituar kohë, me shpresën se presioni i sheshit do të zbehet vetvetiu përpara se zyrtarët të detyrohen të menaxhojnë krizën në sy të publikut.

Lexo gjithashtu

Video

🔴PO NDODH TANI

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme