Kronika 15 October 2026, 21:32 Nga VNA

Klodiana Lala ngre dyshime për reagimin e Policisë gjatë protestave: Ndërhyrje të vonuara, a po zbatohet një plan?

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala ngre dyshime për reagimin e Policisë gjatë

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Policia e Shtetit ka menaxhuar protestat e dhunshme në Tiranë, duke denoncuar vonesa në ndërhyrjen e forcave të rendit dhe përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Lala deklaroi se në disa raste policia ka qëndruar pranë zonave ku po ndodhnin akte vandalizmi, por ka ndërhyrë vetëm pasi ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucione dhe biznese private.

“Dje policia ka pasur vonesë në reagim. A po zbaton një plan, nuk di të them. Por kur policia ishte 30 metra nga vendngjarja dhe vetëm pasi digjej një ministri apo shkatërrohej një bankë, vinte policia”, u shpreh gazetarja.

Sipas saj, mënyra e reagimit të forcave të rendit ngre dyshime nëse vonesat kanë ardhur si pasojë e paaftësisë apo e një strategjie të caktuar për menaxhimin e situatës.

“Kanë tentuar ta konsiderojnë paaftësi, por më është dukur si plan, për ta lënë gjënë të rrjedhë”, deklaroi Lala, duke theksuar se bëhet fjalë për një dyshim të saj.

Gazetarja kritikoi gjithashtu ndërhyrjet e dhunshme të policisë ndaj protestuesve, duke përmendur përdorimin e gazit, sprejit me piper dhe goditjet fizike, përfshirë raste kur, sipas saj, persona të rrëzuar janë goditur nga efektivët.

Ajo pretendoi se gjatë ndërhyrjeve janë shoqëruar të rinj dhe të reja edhe nga persona të veshur civilë, ndërsa e cilësoi sjelljen e policisë si joproporcionale.

Duke analizuar përshkallëzimin e protestave, Lala tha se shumica e pjesëmarrësve janë studentë dhe gjimnazistë që kanë dalë për të kërkuar zgjidhje për problemet e tyre. Megjithatë, ajo nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së grupeve të tjera me interesa politike.

Gazetarja dënoi aktet e vandalizmit ndaj bizneseve private, bankave dhe institucioneve shtetërore, por theksoi se situata është pasojë e pakënaqësive të grumbulluara dhe mungesës së reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të të rinjve.

Në përfundim, Lala u shpreh se tensionet nuk mund të zgjidhen vetëm përmes ndërhyrjes policore, por kërkojnë një zgjidhje politike.

“Situata nuk ndalet pa zgjidhje politike. Dorëheqje dhe mbaron këtu diskutimi”, deklaroi ajo.

Lexo gjithashtu

Video

🔴TIRANA TANI, NËN PUSHTETIN E TYMIT

🔴LAJM I FUNDIT/ SULMOHET “QYTET STUDENTI”

Pse bëjnë të gjithë sikur nuk e kanë parë këtë email?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku është vendosur një sasi tritoli në banesën e Ardian Bacinës, punonjës i Policisë së Kriminalistikës. Ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras, në zonën e njohur si ish-Poçeria. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjetin dhe derën e banesës së punonjësit të policisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme