
Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Lezhë, ku një adoleshent është përplasur në trotuar gjatë ndërhyrjes së policisë, duke goditur kokën.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e ashpër të qytetarëve dhe protestuesve të pranishëm, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve. Disa prej tyre kanë ndjekur nga pas punonjësit e policisë, duke tentuar të përballen fizikisht me ta.
Incidenti ka tensionuar më tej situatën gjatë tubimit, ndërsa mbeten për t'u sqaruar rrethanat e ndërhyrjes së policisë dhe gjendja shëndetësore e adoleshentit.






















