Pamjet e orëve të fundit nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë qenë të frikshme. Të rinj të goditur me shkopinj gome, të tërhequr zvarrë dhe të rrahur pa mëshirë. Krahas tyre, pamjet e efektivëve të dëmtuar kanë qenë më të rralla. Por çdo i lënduar meriton mbrojtje dhe çdo akt dhune duhet të hetohet, pavarësisht se kush e ushtron.
Pikërisht këtu lind pyetja: çfarë po bën Prokuroria për atë që po shohim prej pesë ditësh në rrugë?
Pas katër ditësh protestash dhe pamjesh të dhunës policore, AMP doli më 17 tetor me një reagim publik. Një reagim i vonuar përballë skenave që qytetarët i kishin parë prej ditësh. Agjencia deklaroi se punonjësit e saj kanë qenë në terren dhe kanë mbledhur pamje nga mediat e rrjetet sociale për të verifikuar shkeljet e dyshuara të efektivëve. Sipas saj, rastet me elemente të veprave penale po trajtohen nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Por njoftimi nuk sqaron sa raste po hetohen dhe çfarë hapash konkretë janë ndërmarrë për të përcaktuar përgjegjësitë.
Pra, sipas këtij njoftimi, hetime ka. Por a janë identifikuar efektivët që shfaqen duke goditur? A po shqyrtohen edhe veprimet e drejtuesve që kanë urdhëruar apo lejuar ndërhyrjet? Çfarë mund t’u bëhet e ditur qytetarëve për këto hetime?
Prokuroria ka detyrën të hetojë nëse është shkelur ligji. Të sigurojë pamjet, të dëgjojë të dëmtuarit dhe dëshmitarët, të verifikojë dëmtimet dhe të përcaktojë kush mban përgjegjësi penale. Nëse provat tregojnë se janë kryer vepra penale, t’i çojë përgjegjësit përpara gjykatës:
Sigurisht, jo çdo hollësi e një hetimi mund të bëhet publike. Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë informacion për atë që po bëhet, aq sa e lejon ligji. Një njoftim se pamjet po verifikohen nuk u jep përgjigje të gjitha pyetjeve që ato ngrenë.
Për çfarë i paguajnë qytetarët këto institucione, nëse mes skenave të përsëritura të dhunës ende nuk kuptojnë se kush po u del në mbrojtje dhe si po kërkohet llogari?
Pas pesë ditësh përplasjesh dhe frike, drejtësia duhet të japë përgjigje përmes veprimeve të saj. Përndryshe, pyetja mbetet: a ka prokurori ky vend?