Kronika 17 October 2026, 11:54 Nga VNA

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe

 

Aktivisti Florian Haçkaj ka deklaruar se është depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama, Ervin Demos dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në një prononcim për News24, Haçkaj bëri të ditur se kallëzimi është dorëzuar këtë të shtunë, në ditën e pestë të protestave, duke e cilësuar të papranueshme mënyrën se si forcat e rendit kanë ndërhyrë ndaj pjesëmarrësve në tubime.

“Kjo është padi në SPAK kundër Edi Ramës, Ervin Demos dhe drejtuesve të policisë që u depozitua para 20 minutash për dhunën barbare ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që kjo të ndodhë”, deklaroi Haçkaj.

Aktivisti u bëri thirrje edhe prindërve të studentëve dhe të rinjve që janë përfshirë në protesta, që t'u bashkohen tubimeve dhe të mbështesin kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit nga detyra.

Sipas tij, pjesëmarrja më e gjerë e qytetarëve është e nevojshme për të shtuar presionin ndaj qeverisë, ndërsa kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mendoj se prindërit e këtyre të rinjve duhet të vijnë këtu dhe t'i mbështesin, ta detyrojmë Ramën që të japë dorëheqjen. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët të ndihen të përfaqësuar”, u shpreh ai.

Deklarata e Haçkajt vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera, ku janë raportuar përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë, si dhe persona të lënduar.

Pamjet e ndërhyrjeve të policisë ndaj protestuesve kanë nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e përdorimit të forcës nga efektivët.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme