Sociale 17 October 2026, 22:31 Nga VNA

"Policia e goditi me makinë dhe e dhunoi me grushte", flet i ati i 16-vjeçarit: Brenda spitalit i kërkuan të kyçë gojën!

Ndaje në Whatsapp
"Policia e goditi me makinë dhe e dhunoi me grushte", flet i ati

Ajo që ka ndodhur në kryeqytet me protestën e të rinjve është kthyer në një kaos të vërtetë, teksa veprimet e Policisë përshkruhen si jashtë kontrollit, brutale dhe aspak profesionale.

Mes ngjarjeve më të rënda është rasti i një 16-vjeçari, i cili dyshohet se fillimisht është përplasur me makinë nga forcat e policisë dhe më pas është dhunuar fizikisht prej tyre.
I ati i të miturit ka mbërritur me urgjencë në Spitalin e Traumës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të birit. I revoltuar nga situata, ai dëshmon me tonë të ashpra me çfarë është përballur i biri: sipas tij, policia e ka goditur me makinë dhe më pas e ka dhunuar me grushte, ndërsa brenda në spital i është kërkuar të kyçë gojën nga ana e uniformave blu.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, rasti i 16-vjeçarit nuk është i vetmi. Një tjetër protestues është paraqitur me urgjencë në spitalin ushtarak me fraktura të shumta, pasi u godit në mënyrë brutale nga Policia.
Burime nga brenda Traumës bëjnë me dijeni se deri më tani mund të jenë trajtuar deri në 60 pacientë — përfshirë protestues të lënduar dhe efektivë policie — ndërsa ende mungon një shifër apo bilanc zyrtar nga ana e institucioneve shtetërore.

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme