Sociale 15 October 2026, 12:04 Nga VNA

89 persona morën ndihmë mjekësore pas protestës, një protestues dhe dy policë pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjes

Ndaje në Whatsapp
89 persona morën ndihmë mjekësore pas protestës, një

 

Gjithsej 89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme, sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në Spitalin e Traumës janë trajtuar 79 persona, prej të cilëve 61 efektivë policie dhe 18 protestues. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të qëndrojnë të shtruar katër policë dhe dy protestues, nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Një prej protestuesve dhe dy efektivë policie pritet t’u nënshtrohen ndërhyrjeve. Sipas informacionit të spitaleve, ata janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Personat e tjerë të trajtuar në Traumë janë larguar pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, sipas këshillave të mjekëve.

Ndërkohë, në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore 10 pacientë, të cilët janë trajtuar në Urgjencën Polivalente, shërbimin e Djegie-Plastikës dhe atë të Okulistikës.

Pas vlerësimit dhe trajtimit, të gjithë janë larguar me rekomandimin e mjekëve. Aktualisht, në QSUT nuk ka persona të lënduar nga protesta që vijojnë të marrin kujdes spitalor.

Video

🔴TIRANA TANI, NËN PUSHTETIN E TYMIT

🔴LAJM I FUNDIT/ SULMOHET “QYTET STUDENTI”

Pse bëjnë të gjithë sikur nuk e kanë parë këtë email?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku është vendosur një sasi tritoli në banesën e Ardian Bacinës, punonjës i Policisë së Kriminalistikës. Ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras, në zonën e njohur si ish-Poçeria. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjetin dhe derën e banesës së punonjësit të policisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme