Sociale 14 October 2026, 11:06 Nga VNA

Mos i bëni pis me politikën tuaj! Mes këtyre të rinjve mund të jenë liderët që Shqipëria pret prej 35 vjetësh

Ndaje në Whatsapp
Mos i bëni pis me politikën tuaj! Mes këtyre të rinjve mund

Këta janë studentë. Janë të rinj, të lodhur, të zhgënjyer, që nuk shohin një të ardhme në vendin e tyre. Nuk janë as flamingo, as shqiponja. Nuk kanë nevojë të futen në kallëpet e politikës sonë, sepse janë origjinalë në protestën e tyre kundër qeverisë. Nuk kanë as agjendë politike, as liderë mikrofoni, as njerëz që u shkruajnë fjalimet.

Një pjesë prej nesh ndoshta nuk i kupton. Nuk ua kupton dot as pamundësitë, as zemërimin, as mënyrën si mendojnë dhe protestojnë. Por nuk është e nevojshme t’i kuptojmë në gjithçka për t’i mbështetur.

Sepse mes këtyre të rinjve mund të jenë liderët e së ardhmes. Ata që kemi ëndërruar dhe pritur prej 35 vjetësh, ndërsa politika na ka servirur vazhdimisht të njëjtat fytyra, të njëjtat premtime dhe të njëjtat zhgënjime.

Mos i bëni pis me politikë. Mos u përpiqni t’i përvetësoni, t’u vendosni etiketa apo t’u caktoni përfaqësues. Nuk kanë nevojë as për avokatë politikë, as për tutorë që t’u tregojnë si duhet të protestojnë.

Kanë nevojë vetëm për mbështetje. Dhe mbi të gjitha, për të drejtën që të jenë ndryshe nga ne. Sepse ne, me gjithë politikën tonë 35-vjeçare, nuk arritëm t’u lëmë një vend ku të duan të jetojnë.

Video

🔴ÇFARË PO NDODH TANI NË TIRANË?

Zoti Rama! Ja kush fshihet pas maskave

Digjet vendqëndrimi i rojeve pranë ambasadës ruse në Tiranë. Deri më tani zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë, për shkak se rrugët janë të mbushur nga të rinjtë që protestojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme