Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur zyrtarisht ankandin e parë elektronik për targat e personalizuara, duke sjellë një mënyrë të re për përzgjedhjen e targave VIP.
Në këtë garë të parë janë vendosur 6 kombinime mjaft të kërkuara, ku çmimet e fillimit kapin shifra mjaft të larta.
*Çmimet e targave në ankand:*
* 7777 – Kombinimi më i shtrenjtë i ankandit
* Çmimi: 650,000 ALL (Rreth €6,565)
* Q888Q – Kombinim simetrik dhe mjaft i veçantë
* Çmimi: 240,800 ALL (Rreth €2,430)
* QU33N – Për ato që kërkojnë të ndihen "mbretëreshë" në rrugë
* Çmimi: 222,600 ALL (Rreth €2,250)
* M0N3Y – Targa që flet vetë ("Money")
* Çmimi: 210,000 ALL (Rreth €2,120)
* L0ND0N – Dedikuar kryeqytetit britanik
* Çmimi: 204,000 ALL (Rreth €2,060)
* K0S0VA – Kombinimi patriotik mjaft i kërkuar
* Çmimi: 184,800 ALL (Rreth €1,865)
Ankandi elektronik do të qëndrojë i hapur edhe për një javë gjatë fazës së ofertimit, ndaj këto janë vetëm çmimet e fillimit dhe me përballjen e ofertuesve çmimi përfundimtar mund të rritet ende më shumë!






















