Sociale 11 October 2026, 16:10 Nga VNA

Aksidenti në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi, ndërron jetë edhe Dorian Hysa; shkon në dy numri i viktimave

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi,

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti në punë në rafinerinë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë. Sipas portalit grek thriassio.gr, pak para orës 13:00 të së dielës ndërroi jetë edhe 50-vjeçari Dorian Hysa, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë.

Hysa ndodhej i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio”, në Elefsinë, pasi kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Më 9 tetor kishte ndërruar jetë edhe punëtori tjetër, 43-vjeçari me origjinë shqiptare Robert Cakaj. Ai ishte dërguar në Njësinë e Djegieve të të njëjtit spital, me plagë të shumta.

Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit dhe zbatimin e masave të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes në rafineri.

Sipas raportimit, policia ka kryer edhe tre arrestime të reja të drejtuesve të “Motor Oil”, të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e punimeve. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen që u mori jetën dy punëtorëve.

Video

Një sulm me raketa pranë një dyqani në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë. Sulmi është kryer nga Rusia, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e goditjes dhe identitetin e viktimave.

Pra, në Ministrinë e Arsimit tashmë nuk mjafton të bësh mirë vetëm punën. Duhet të mendohesh dy herë edhe para garderobës dhe pasqyrës🤔

Nëna humb foshnjën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi zbuloi si shkak mosfunksionimin e monitorit të matjes së rrahjeve të zemrës

Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme