Sociale 13 October 2026, 22:03 Nga VNA

Pamje të rënda nga protesta/ Dyshohet se policia i ka thyer këmbën një kalimtari, dërgohet direkt në sallën e operacionit

Ndaje në Whatsapp
Pamje të rënda nga protesta/ Dyshohet se policia i ka thyer

Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale nga përplasjet e sotme në Tiranë, ku një i ri shfaqet i dëmtuar dhe transportohet në krahë nga efektivët e policisë. Bëhet fjalë për Ledion Ballën nga Librazhdi, i cili nuk ishte pjesëmarrës në protestë, por kalimtar. Dyshohet se ai ka pësuar thyerje të këmbës gjatë ndërhyrjes policore. Në pamjet e publikuara nuk shihet asnjë autoambulancë apo personel mjekësor që t’i japë ndihmën e parë.

VNA mësoi se Ledion Balla është transportuar në Spitalin e Traumës, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit. I riu ka qenë i vetëdijshëm, ndërsa ende nuk ka informacion të konfirmuar për shkallën e dëmtimeve dhe rrethanat e sakta në të cilat është lënduar.

Por ajo që bie në sy është mënyra se si policia e ka transportuar studentin e dëmtuar. Në vend që në pamje të shihet dhënia e ndihmës së parë, efektivët e mbajnë të riun në ajër, duke e larguar nga vendngjarja. Ngjarja është një tjetër episod shqetësues nga protesta e 13 tetorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes studentëve dhe forcave të rendit në kryeqytet.

Video

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku shihen flakë pas hyrjes së një grupi protestuesish në godinë. Protestuesit, të zhvendosur nga Ministria e Arsimit, thyen derën e institucionit pasi hodhën gurë në drejtim të saj. Disa prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa policia ndërhyri duke nisur arrestimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme