
Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet në Shqipëri, duke rritur si çmimin e naftës, ashtu edhe atë të benzinës. Vendimi i ri hyn në fuqi këtë të martë, më 13 tetor, në orën 14:00.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk do të kalojë 207 lekë për litër.
Edhe benzina pëson rritje. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 196 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 184 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në tregun e karburanteve.






















