Sociale 14 October 2026, 10:42 Nga VNA

Protesta në Tiranë, gjimnazistët e “Partizanit” dhe studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Tiranë, gjimnazistët e “Partizanit” dhe

Protesta ka nisur në disa zona të Tiranës, ku nxënësit e gjimnazit “Partizani” dhe studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar revoltës qytetare.

Gjimnazistët e “Partizanit” kanë dalë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, disa prej tyre u kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave.

Protestuesit kanë kaluar pranë zonës së njohur si “Medreseja” dhe më pas janë drejtuar drejt qendrës së Tiranës. Ndërkohë, bojkotit të mësimit i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë.

Mobilizimi i të rinjve vjen një ditë pas protestës përpara Ministrisë së Arsimit, e cila zgjati për disa orë dhe u shoqërua me tensione, përplasje dhe dhunë.

Pas protestës së djeshme, policia ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë.

Video

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

Tiranë/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër dyqani të Iute Credit në Rrugën e Elbasanit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme