Sociale 15 October 2026, 10:12 Nga VNA

Protestat shtrihen në Elbasan dhe Durrës, të rinjtë bojkotojnë mësimin dhe dalin në rrugë

Ndaje në Whatsapp
Protestat shtrihen në Elbasan dhe Durrës, të rinjtë

Protestave të të rinjve u janë bashkuar sot edhe gjimnazistët në Elbasan dhe studentët në Durrës, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe janë mobilizuar në solidaritet me protestën e studentëve.

Në Elbasan, gjimnazistët kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve që t’u bashkohen. Tubimi, i organizuar pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, është shoqëruar me tensione dhe raportime për dëmtim të pronës.

Policia ka ndërhyrë pas përshkallëzimit të situatës, duke shoqëruar disa prej protestuesve.

Ndërkohë, në Durrës, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë nisur bojkotin e mësimit, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë. Fillimisht, ata janë grumbulluar në oborrin e kampusit universitar në Spitallë, ku kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Më pas, studentët kanë hyrë në godinën e Fakultetit Ekonomik, duke u bërë apel të rinjve në auditorë që t’u bashkohen. Mobilizimi pritet të vijojë edhe në godinat e fakulteteve të tjera, përpara marshimit drejt sheshit qendror dhe Bashkisë së Durrësit.

Video

🔴TIRANA TANI, NËN PUSHTETIN E TYMIT

🔴LAJM I FUNDIT/ SULMOHET “QYTET STUDENTI”

Pse bëjnë të gjithë sikur nuk e kanë parë këtë email?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku është vendosur një sasi tritoli në banesën e Ardian Bacinës, punonjës i Policisë së Kriminalistikës. Ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras, në zonën e njohur si ish-Poçeria. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjetin dhe derën e banesës së punonjësit të policisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme