Sociale 14 October 2026, 11:53 Nga VNA

Boshatisen auditorët, studentët në rrugët e Tiranës. Bojkot në Politeknik, Mjekësi, Ekonomik dhe Shkencat e Natyrës, protesta edhe në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Boshatisen auditorët, studentët në rrugët e Tiranës.

Protesta studentore po merr përmasa më të gjera këtë të mërkurë. Në Tiranë, studentët kanë bojkotuar mësimin në Universitetin Politeknik, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Auditorët janë boshatisur, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur të vazhdojnë revoltën e nisur një ditë më parë kundër qeverisë.

Bojkoti nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Edhe në Durrës janë regjistruar protesta studentore, duke treguar se mobilizimi po shtrihet përtej Tiranës.

Studentët janë organizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale, pa drejtues të shpallur dhe pa mbështetjen organizative të partive politike. Ata kundërshtojnë kushtet e arsimit, mungesën e perspektivës dhe politikën që, sipas tyre, ka dështuar t’u ofrojë një të ardhme në Shqipëri.

Për orën 14:00 është paralajmëruar një tjetër protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërsa bojkoti po përfshin disa prej fakulteteve kryesore, mbetet për t’u parë sa do të zgjerohet pjesëmarrja gjatë ditës.

Video

🔴ÇFARË PO NDODH TANI NË TIRANË?

Zoti Rama! Ja kush fshihet pas maskave

Digjet vendqëndrimi i rojeve pranë ambasadës ruse në Tiranë. Deri më tani zjarrfikësja nuk ka ndërhyrë, për shkak se rrugët janë të mbushur nga të rinjtë që protestojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme