Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me protestat në kryeqytet, prindërit po njoftohen për të tërhequr fëmijët nga shkollat, ndërsa drejtorët e gjimnazeve kanë vënë në lëvizje Këshillat e Prindërve për të parandaluar përfshirjen e nxënësve në tubime.
Përmes grupeve të komunikimit në rrjetet sociale, përfaqësuesit e prindërve po shpërndajnë thirrje për maturi dhe vëmendje të shtuar.
Një rast i tillë është regjistruar në Gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë, ku pas krijimit të një grupi në WhatsApp me emrin "Samiu Protesto" nga disa nxënës, Kryetari i Këshillit të Prindërve u ka dërguar një mesazh sqarues të gjithë prindërve.
Mesazhi drejtuar prindërve:
"Të ndëruar prindër të Gjimnazit 'Sami Frashëri',
Ju lutem të bisedoni me fëmijët tuaj, të informoheni mbi aktivitetet dhe angazhimet e tyre dhe t'u shpjegoni rëndësinë e vijimit të rregullt të procesit mësimor. Është e rëndësishme që nxënësit të mos braktisin orët e mësimit, të mos largohen nga shkolla pa arsye dhe të mos marrin pjesë në tubime apo aktivitete që mund të vënë në rrezik sigurinë e tyre, pa një vlerësim të kujdesshëm të situatës."






















