Sociale 16 October 2026, 16:37 Nga VNA

Tirana në ditën e katërt të kaosit, por kush mendoi për sigurinë e nxënësve dhe punonjësve të administratës?

Ndaje në Whatsapp

Tirana në ditën e katërt të kaosit, por kush mendoi për


Prej katër ditësh Tirana përjeton protesta, përplasje të dhunshme, rrugë të bllokuara, institucione të sulmuara dhe biznese të shkatërruara. Qeveria flet për forca të errëta, agjentura të huaja dhe destabilizim të vendit, ndërsa Policia numëron të arrestuarit dhe premton ndëshkime. Por në gjithë këtë situatë duket se është lënë mënjanë një përgjegjësi elementare e shtetit: siguria e qytetarëve që çdo mëngjes duhet të shkojnë në shkollë apo në punë.

Nëse situata është kaq e rëndë sa përshkruhet nga vetë qeveria, përse Ministria e Arsimit nuk ka komunikuar zyrtarisht një vendim për pezullimin e mësimit, të paktën në shkollat e zonave të rrezikuara? Përse nuk ka pasur një vendimmarrje të qartë për punonjësit e administratës që duhet të paraqiten në institucione, disa prej të cilave janë bërë objekt sulmesh? A nuk do të ishte më e përgjegjshme që, për disa ditë, të organizohej puna nga shtëpia dhe të kufizohej lëvizja e panevojshme në zonat e protestave?

Askush nuk kërkon që Tirana të mbyllet sa herë ka një protestë. Por kur prej katër ditësh kryeqyteti përballet me dhunë dhe vetë autoritetet paralajmërojnë rreziqe serioze për rendin publik, masat parandaluese nuk mund t’u lihen vetëm prindërve, drejtuesve të shkollave apo punonjësve të administratës. Qeveria që na paralajmëron çdo ditë për rrezikun e destabilizimit duhet të na shpjegojë edhe çfarë ka bërë për të mbrojtur njerëzit nga ky rrezik.

Tirana në ditën e katërt të kaosit, por kush mendoi për

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme