Sociale 17 October 2026, 21:24 Nga VNA

Protestat në Tiranë, 11 të arrestuar mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Tiranë, 11 të arrestuar mbeten në burg, 40

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 51 persona të arrestuar në lidhje me protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të shpallur pasditen e sotme, 11 persona janë lënë në “Arrest në burg”, ndërsa për 40 të tjerët janë caktuar masa të tjera sigurie.

Nga këta, pesë persona janë lënë në “Arrest në shtëpi”, 25 me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për 10 të tjerë është vendosur “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”.

Këtyre 10 personave u ndalohet të afrohen brenda një distance prej 500 metrash nga institucionet publike, si dhe të qëndrojnë në sheshe apo mjedise ku zhvillohen tubime ose manifestime, pa autorizimin e Gjykatës.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të 40 personave, nëse nuk mbahen të arrestuar, të ndaluar apo të izoluar për ndonjë çështje tjetër penale.

Mes 11 personave që mbeten në burg, Z.M., E.B., J.P., L.B. dhe S.F. dyshohen për shkatërrim të pronës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik. R.D. dyshohet edhe për vjedhje dhe për veprën penale që lidhet me prodhimin, mbajtjen, blerjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta.

Ndërkohë, N.T. dhe B.M. dyshohen për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik. Tre të tjerët, G.S., A.A. dhe E.Sh., dyshohen për shkatërrim të pronës, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, si dhe goditje për shkak të detyrës.

Për pesë personat e lënë në arrest shtëpie, dyshimet lidhen me shkatërrimin e pronës, kundërshtimin e punonjësit të policisë, organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme dhe goditjen për shkak të detyrës.

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme