Kronika 17 October 2026, 11:21 Nga VNA

Protesta e pestë në Durrës, qytetarët mblidhen para bashkisë me thirrje kundër Ramës dhe Berishës: Të dy në burg!

Ndaje në Whatsapp
Protesta e pestë në Durrës, qytetarët mblidhen para

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen këtë të shtunë përpara Bashkisë së Durrësit, në kuadër të ditës së pestë të protestave që po zhvillohen në vend. Tubimi është shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin përpara godinës së bashkisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndëshkimin e dy drejtuesve politikë.

“Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen” kanë qenë disa nga thirrjet e përsëritura nga pjesëmarrësit gjatë grumbullimit.

Ndryshe nga protestat tradicionale të organizuara nga partitë politike, në tubimin e Durrësit janë dëgjuar thirrje kundër drejtuesve të dy forcave kryesore politike në vend, si mazhorancës ashtu edhe opozitës.

Grumbullimi në Durrës është pjesë e valës së protestave që kanë nisur prej pesë ditësh në Shqipëri, ku qytetarë dhe të rinj kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme